Futboll Shqipëri Sport

ÇUDIRA NË FUTBOLLIN SHQIPTAR/ Fugoni i mallrave përdoret si… ambulancë

Çudirat në futbollin shqiptar duket se nuk kanë fund. Në ndeshjen e Kategorisë së Dytë, mes Naftëtarit dhe Maliqit të përfunduar me rezultatin 0-3, në mungesë të një ambulance, drejtuesit e klubit kuçovar kanë përdorur si të tillë një fugon mallrash ngjyrë të verdhë.

Delegati Ismet Ajazi, ka mbyllur njërin sy dhe ka lejuar që ndeshja të fillojë me fugonin e mallrave në rolin e ambulancës. Sa qesharake aq edhe për të ardhur keq.

Mësohet se Ministria e Shëndetësisë nuk merr përsipër të çojë ambulanca në ndeshjet e futbollit dhe si pasojë klubet duhet të kenë një ambulancë private. Jo të gjithë klubet e kanë mundësinë që të sigurojnë një ambulancë privat, ndaj edhe gjenden rrugë të shkurtra.

1822061233_large_MERCEDES-BENZ-SPRINTER-0

Foto ilustruese e tipit të furgonit që është përdorur si ambulancë në ndeshjen e Kategorisë së Dytë, Naftëtari-Maliqi

Related posts

MBI PYETJEN E RONALDOS QË BEFASOI TË GJITHË SKUADRËN/ Ylli Morata: Askush nga ne nuk e dinte…

Delo.autor

TENSIONET/ Guerrilsat godasin policët, Partizani-Teuta starton me 10 minuta vonesë (VIDEO)

Q.Autor

FAKE NEWS/ Presidenti i UEFA-s, Ceferin: Nuk do organizojmë finale të Ligës së Kampionëve jashtë Europës

Isa.Autor

Leave a Comment