Champions League Futboll Sport

PARALAJMËRIM PËR TOTTENHAM/ Inter nuk do të luajë për barazimin ndaj Tottenham

 Stefan de Vrij paralajmëron Tottenham se Inter nuk do të shkojë me idenë për të marrë një barazim në ndeshjen vendimtare të Champions League.

Zikaltrit do të kualifikohen në fazën e nokautit nëse shmangin humbjen në Wembley, teksa do të kishin një avantazh ndaj anglezëve për shkak të përballjeve direkte pas fitores në San Siro.

“Jemi mirë, një pikë mjafton,” shprehet De Vrij për SportMediaset.

“Por nuk do të shkojmë me idenë për të barazuar. Duam të fitojmë, kjo është çështja në çdo ndeshje.

“Në dhomat e zhveshjes ne fokusohemi te sfida e radhës, dhe dy ndeshjet ndaj Barcelona-s na kanë mësuar shumë sepse luajtëm ndaj një prej skuadrave më të mira në botë.

“I prisnim ndeshjet e tilla, e dinim se sa të fortë ishin, por është e bukur të luash ndaj këtyre ekipeve për të parë se në çfarë niveli je.”

Related posts

NDESHJA BRAZIL-ARGJENTINË/ Mashtrimi me karantinën, FIFA pezullon 4 lojtarë

Delo.autor

PAS AVENTURËS SË HUAZIMIT TEK CHELSEA/ Klub i madh nga Spanja telefonon Higuain, gati oferta…

Delo.autor

“EURO 2020″/ Talenti i Manchester City-t zgjodhi Spanjën në vend të Francës, Deschamps reagon me diplomaci

Delo.autor

Leave a Comment