Futboll Seria A Sport

MILANIT I DUHET NJË SULMUES/ Pato gati të rikthehet tek “dashuria e vjetër”

Milan po kërkon një sulmues të denjë, të paktën deri në fundin e sezonit.

Sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport”, Leonardo nuk po qëndron duarkryq.

Objektivi i kuqezinjve është Aleksandër Pato. Braziliani 29-vjeçar ka treguar stabilitet në sezonet e fundit me Tianjin Quanjian në Kinë. Ai ka një kontratë deri në dhjetor 2019 dhe në 2 kampionatet e fundit ka shënuar 30 gola.

Klubi kinez do të tentojë ta bindë, por Milan është një dashuri e vjetër për të.

Rikthimi i Patos duket i mundshëm, pasi kuqezinjtë nuk do të shpenzojnë shumë për shkak të “Fair Play-t” financiar dhe sulmuesi nuk është nga ata që kushton shumë.

Related posts

VENDOS HESHTJE NË “SAN PAOLO”/ Vlahovic dërgon Napolin në kolaps me një super gol! (VIDEO)

Delo.autor

Paralajmërim për sulm terrorist në Kupën e Botës, zbuloni kombëtaren që rrezikon

Sadik.Autor

MOSHA NUK PËRBËN PROBLEM PËR LEGJENDËN BRAZILIANE/ Shikoni çfarë ka bërë së fundmi Roberto Carlos (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment