Futboll Seria A Sport

HABIT ANCELOTTI/ Italiani IMITON Mourinhon: E çuditshme që s’flitet për këtë gjë

Gjesti i bërë nga Jose Mourinho në përfundim të ndeshjes mes Juventus dhe United në Champions League vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.

Për këtë ka folur në konferencë për shtyp edhe Carlo Ancelotti, i cili ka mbështetur kolegun portugez duke kopjuar gjestin e tij. “Mendoj se gjithsecili prej nesh ka një përgjegjësi dhe nuk duhet ta harrojmë kurrë këtë”, ka thënë trajneri i Napolit.

“Nuk është një gjë aspak e mirë të ofendohesh për 90 minuta dhe mendoj se reagimi i Mourinho-s është i kuptueshëm. Nuk ka qenë vulgar dhe është i pranueshëm pas fyerjeve që ka marrë dhe ka zgjatur vetëm pak sekonda”.

“Gjëja e rëndë është se ka një tendencë për të mbuluar ato 90 minuta fyerje. Është kultura e futbollit italian që duhet të ndryshojë, këto gjëra ndodhin në Torino, por edhe në Napoli e Milano”, ka shtuar Ancelotti.

Related posts

GJAK “KUQEZI”/ Talenti SHQIPTAR: NUK luaj për GREQINË, vendi im është… (VIDEO)

Isa.Autor

ZYRTARE/ Sulmuesi i Real Madrid transferohet tek klubi i njohur i Serisë A

Delo.autor

REAL MADRID-OSASUNA/ “Los Blancos” kërkojnë me çdo kusht fitoren për objektivin “Titulli” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment