Futboll Seria A

As Immobile dhe as Icardi, ja kush është sulmuesi më i frikshëm i Serisë A

Dawid Kowancki, pas golit të parë të realizuar në Serinë A, është krahasuar menjëherë me Schick. I riu polak, ashtu si sulmuesi që është transferuar te Roma, është i ri, i fortë dhe duket se ka një nuhatje të madhe për golin. Me kalimin e javëve, Kowancki është krahasuar gjithmonë dhe më shumë me Schick-un e sezonit të kaluar. por ai duket se ka shkuar më tej dhe ekziston një e dhënë që e bën polakun një prej sulmuesve më të mirë të Serisë A.

20-vjeçari ka luajtur 144 minuta në kampionatin italian dhe nuk ka qenë asnjëherë titullar, por ka shënuar tre gola deri tani. Por ajo që bie më shumë në sy është mesatarja e golave për çdo gjuajtje në portë. Kowancki ka realizuar katër goditje drejt kuadratit të portave kundërshtare dhe ka shënuar tri herë. Është pothuajse e pamundur të bëhet më mirë se kaq. Saktësia e sulmuesit të katërt të Sampdoria-s është e frikshme dhe me një mesatare të tillë do të arrijë të gjejë më shumë hapësira në ekipin e parë.

Kush është Kownacki? Lojtari, që do të mbushë 21 vjeç në mars, ka debutuar me Lech Poznan dhe ka treguar shumë shpejt cilësitë e tij me 27 gola. Korrikun e kaluar është marrë nga Sampdoria, që e ka paguar 4 milionë euro. Trajneri Giampaolo, i cili i ka besuar dyshes Quagliarella dhe Zapata në sulm, me Caprari-n si zgjedhje të tretë, i ka dhënë hapësira që në fillim. Në fakt, sulmuesi ka luajtur 10 ndeshje në kampionat dhe ka realizuar 3 gola, ndërsa në Kupën e Italisë ka luajtur 2 ndeshje dhe ka shënuar 3 gola. Në total, ka luajtur 245 minuta dhe ka realizuar 6 gola,: 1 gol çdo 41 minuta. Shifrat e tij janë të jashtëzakonshme dhe e ardhmja duket se do të jetë e shndritshme për këtë 20-vjeçar.

Related posts

Jurgen Klopp e pëlqen super mbrojtësin e Realit, e do në Liverpool

Q.Autor

GOL NGA GODITJE KËNDI/ Valon Ahmedi protagonist në fitoren e Shmona, asist nga këndi (VIDEO)

Isa.Autor

SHPËRTHEN ÇËSHTJA “ANSU”/ Barcelona projekton merkaton, 3 blerje me kosto 0

F.autor

Leave a Comment