Futboll Shqipëri Sport

FUTBOLLISTI I KOMBËTARES/ Ja vizitori special i presidentit Ilir Meta në Kalabri

Në Kalabri ka qenë ditët e fundit Ilir Meta, Presidenti i Republikës së Shqipërisë. Qëllimi i vizitës tek arbëreshët e Italisë ishte festimi me ta i 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut, heroit tonë kombëtar. Kjo, për shkak se 2018-ta është shpallur nga qeveria jonë si vitit i Skënderbeut.

Ilir Meta ka kaluar një mëngjes të plotë në Universitetin e Kalabrisë, duke takuar komunitetin e studentëve dhe personalitete të tjera aty, të cilat kontribuojnë në intensifikimin e marrëdhënieve në mes të dy vende. Presidenti Meta donte të përshëndeste veçanërisht futbollistin Kastriot Dermaku, i bërë tashmë pjesë e kombëtares shqiptare, që luan si mbrojtës te Cosenza.

Emri i mbrojtësit qendror kujton familjen fisnike të heroit tonë kombëtar, i cili mbrojti Shqipërinë dhe të gjithë Europën nga pushtimi i Perandorisë Osmane. Kastrioti sot përfaqëson më së miri lidhjen e vëllazërisë midis popullit italian dhe atij shqiptar.

Lojtari në fjalë bëri debutimin e tij kuqezi në ndeshjen miqësore kundër Jordanisë, në tetor të këtij viti, në “Elbasan Arena”. Profesori unikal i gjuhës dhe letërsisë shqipe në këtë universitet, Francesco Altimari, u shpreh i lumtur që një sportist si Dermaku nderon Italinë, ku luan si profesionist, dhe fanellën e Shqipërisë, të cilën ka zgjedhur me dëshirë ta përfaqësojë në nivel kombëtareje.

Related posts

Më shumë shqetësim për Brazilin, Neymar largohet nga stërvitja

Sadik.Autor

Tek Tirana nisin “skarcimet”, dyshja afrikane “kërcënon” mesfushorin bardheblu

Isa.Autor

PASI E PËRKËDHEL DHE PUTH/ Verrati i kërkon marrëdhënie intime të dashurës, ajo ja punon me kamer të fshehtë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment