Futboll Kategoria Superiore Sport

TIRANA-PARTIZANI/ Ndryshime të detyruara në mbrojtje për “Demat”, ja formacioni i mundshëm

Sot luhet derbi dhe secili duhet dhe është gati. Mjaft që trajneri t’i japë jelekun e titullarit dhe prej gjithsecilit pritet më shumë sesa maksimumi në këtë 90-minutësh. Në dallim nga ndeshja e fundit, trajneri Sormani do të bëjë disa lëvizje në formacion. Ndryshimet në fazën defensive janë të detyrueshme, ku me dëmtimin e Trashit, Hakaj pozicionohet titullar në të majtë.

Eneo Bitri rikthehet nga pezullimi, ndaj sot do të formojë dyshen e qendrës me Egzon Belicën. Ndërsa lëvizjet në sulm janë të diktuara nga efektiviteti i disa lojtarëve në javët e fundit, por edhe nga paraqitja që Solomon bëri ndaj Bylisit. Nga ajo që është parë në seancat e fundit, sulmuesi nigerian e ka humbur primatin për të qenë titullar dhe me shumë mundësi në vend të tij do të luajë Brajan Braun. Por në seancën e djeshme, trajneri Sormani i ka provuar edhe alternativat e tjera në fazën sulmuese, ku përveç Bardhit, Braunit dhe Çinarit që mendohen titullarë, u përfshinë edhe Solomon dhe Tedi Cara.

partizani

Planet për derbin janë pasuruar së fundmi, pasi Mala shikohet një alternëtivë e mundshme. Madje trajneri e ka përdorur si në fazën sulmuese, por edhe në mesfushë. Ndaj, ekzistojnë disa plane për formacionin e derbit, ku dyshimet më të mundshme janë të përfshirjes së Solomon për Braun dhe Ferhatit në mesfushë për Brojën. Në stërvitjen e fundit, ekzekutimi i goditjeve standarde dhe ushtrimet taktike, kanë qenë në fokusin e trajnerit dhe të të kuqve.

Related posts

Son humbet penalltinë/ Koreja e Jugut mposht Uruguajin para 64 mijë tifozëve

Isa.Autor

TRAGJIKE/ Kampioni i botës në snowboard gjendet i vdekur në det

Delo.autor

GAFA NË LISTËN E KOMBËTARES/ FSHF nuk di rolin e futbollistit të grumbulluar

Isa.Autor

Leave a Comment