Futboll Kombëtarja Sport

BEFASUESE/ Iu bashkua SHQIPËRISË, ish-lojtari i PARTIZANIT “tradhëton” PANUCCIN

Mesfushori shqiptar Ylber Ramadani nuk do të jetë në dispozicion të Kombëtares së Shqipërisë për dy ndeshjet e afërta të kuqezinjve ndaj Skocisë dhe Uellsit. 22-vjeçari ka lënduar dorën dhe nuk është në gjendje të stërvitet me ekipin.

Lajmi është konfirmuar nga Federata Shqiptare e Futbollit në faqen e saj zyrtare:

“Mesfushori i kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani është dëmtuar në dorë dhe për këtë arsye nuk do të jetë në shërbim të trajnerit Christian Panuçi për dy ndeshjet e rradhës së kombëtares me Skocinë e vlefshme për UEFA Nations League në datë 17 nëntor ora 20:45, e cila do të luhet në stadiumin “Loro Borici” dhe në ndeshjen miqësore ndaj Uellsit më datë 20 nëntor ora 20:00 në “Elbasan Arena”. Kujtojmë që Ramadani aktivizohet në rradhët e ekipit Vejle Boldklub në Danimarkë.”

Ramadani aktivizohet në Danimarkë me ekipin e Vejle BK dhe me Kombëtaren tonë ka regjistruar 4 prezenca.

Njoftim i FSHF-së për Ylber Ramadanin

Related posts

PLAS TE FRANCA ME MBAPPE/ Zidan dhe lojtarët e tjerë janë të pakënaqur. Jashtë për ndeshjen me Italinë

F.autor

Adriano rikthehet në Milano: “Spallettit dhe Icardit u kërkova Championsin”

Sadik.Autor

DUAN TITULLIN/ “Emergjencë” tek INTERI, zikaltërit gati për “goditje” në JANAR

Isa.Autor

Leave a Comment