Bundesliga Futboll

Dëmtimet e njëpasnjëshme të Neuer, zbulohet se kur do të rikthehet ‘gardiani’ gjerman

Që prej muajit shtator Manuel Neuer nuk ka qenë në fushë për formacionin e Jupp Heyneckes. Ai pësoi dëmtim dhe ekzaminimet treguan për probleme të kockës metatarsale.

Gazeta “Bild” dhe revista “Kicker” shprehen të sigurta se portieri i Bayernit, Manuel Neuer, do të jetë shumë shpejt gati për lojë dhe do ta kalojë dëmtimin e përsëritur në kockën metatarsale.

Kapiteni i rekordmenëve për herë të parë ka filluar të stërvitet në palestër duke ushtruar peshë të plotë mbi këmbën e operuar, diçka që nuk ndodh prej disa muajsh.

Rikthimi i tij me aq sa thuhet deri tani është çështje javësh. Pra, në rastin mesatarisht më të keq, Neuer do të jetë titullar në fundin e muajit mars. Kjo do të thotë se pjesëmarrja e tij në Botërorin e Rusisë nuk diskutohet.

Related posts

PËRPLASJA E FRIKSHME/ Skrinar mesazh mbështetjeje për Osimhen: Forca kampion (VIDEO)

Delo.autor

NUK MJAFTON FJALA E DUKËS/ FSHF del me komunikatë zyrtare. Ja njoftimi i fundit për PANUCCIN

Isa.Autor

MERKATO E JANARIT/ Barcelona gjen zëvendësuesin e Suarez, ja kush është… (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment