Futboll Premier League Sport

DËMTIMI HORROR I WELBECK/ Arsenal ofron 45 milion euro për zëvendësuesin e tij

Dëmtimi i Danny Welbeck do të detyrojë Arsenalin që të përshpejtojë planet për blerjen e sulmuesit të Lille, Nicolas Pepe, i cili vlerësohet rreth 45 milion euro.

Bosi i Arsenalit Unai Emery nuk kishte planifikuar të bënte asnjë transferim deri në verë, por me Welbeck që theu këmbën duhet që të bëjë lëvizje në janar.

Situata nuk duket aq e thjeshtë pasi për sulmuesin janë të interesuar Bayern, Dortmund apo edhe Manchester City.

Këtë sezon 23-vjeçari ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë 5 asiste në 12 ndeshje të luajtura duke udhëhequr Lille në vendin e dytë.

Related posts

SERIE A/ Inter-Juventus do të fillojë me një rekord historik…

Sadik.Autor

GOLEADORI SHQIPTAR/ “Samuraj pa shpatë”: BERISHA dhe aventura e çuditshme në…

Isa.Autor

BARAZIM PA GOLA/ Bylis dhe Shkodranët ndajnë nga 1 pikë

Delo.autor

Leave a Comment