Futboll Seria A Sport

JUVENTUSI KA FRIKË/ Allegri: MILANI ka bërë një blerje të madhe, është më i mirë në BOTË

Juventus, pas humbjes së befasishme të pësuar në Champions League kundër Manchester United, do të kërkojë të reagojë në kampionat, ku e pret një ndeshje e vështirë në “San Siro” kundër Milanit.

Trajneri Allegri, i cili ka fituar një kampionat me kuqezinjtë, ka thënë në konferencë për shtyp se: “Duhet të bëjmë një ndeshje të madhe në aspektin teknik dhe atë fizik. Milan mbetet Milan dhe ka humbur vetëm një nga gjashtë ndeshjet e fundit të kampionatit, derbin në minutën e fundit”.

Në lidhje me formacionin dhe formën e skuadrës së tij: “Mandzukic dhe Matuidi mund të luajnë. Nuk na ka ndodhur shpesh që të kemi patur një avantazh prej dy golash, kështu që ndeshjet duhen luajtur me përqendrim dhe kujdes deri në fund. Ndoshta duke shënuar më shumë gola”.

Champions dhe Higuain: “Të gjithë jemi mërzitur për humbjen ndaj United, nuk na ndodhte që nga prilli i kaluar, nuk ishim mësuar. Higuain? Na ka dhënë shumë, do të jetë një kënaqësi të takohemi përsëri. Kuqezinjtë kanë bërë një blerje të madhe, duke parë se është një nga sulmuesit më të fortë në botë”, ka përfunduar Allegri.

 

Related posts

JEHONA SHKON EDHE NË PORTUGALI/ Abazi: Specialistët portugezë me elozhe të mëdha për Shqipërinë, Broja i padiskutueshëm

Delo.autor

E PABESUESHME TEK “ROMAKËT”/ Edin Dzeko dhe Pellegrini përmbysin Frosinonen në 1 minutë (VIDEO)

Delo.autor

MANCHESTER CITY – HOFFENHEIM/ Ndeshje JETIKE për vendin e kreut në CHAMPIONS (FORMACIONET ZYRTARE)

Isa.Autor

Leave a Comment