Futboll Seria A Sport

KISHTE TË DREJTË/ Spalletti komenton gjestin e Mourinhos: “Nëse e ngacmoni një LUAN…”

Batuta edhe gjesti i Mourinhos në “Aliianz”, në sfidën e së mërkurës ndaj bardhezinjve, nuk mund të anashkalohej nga një koment i trajnerit të Interit. Në konferencën e sotme për shtyp, para transfertës me Atalantën, Luciano Spalletti u shpreh:

“Ai vetë tha se nuk do ta bënte përsëri atë gjë në një situatë më të ftohtë dhe të gjithë jemi dakord… Por, pastaj ekzistojnë presione emocionale, sidomos në disa ndeshje, të cilat shtojnë edhe rrezikun e dështimit. Kjo është pjesë e shfaqjes, derisa ju merrni për bazë faktet e këtij niveli. Pastaj, nëse ju ngacmoni një luan, luani do të ulërijë….

Gjithsesi, reagimi i tifozëve të Interit për gjestin e Mourinhos e bën të qartë se rezultatet e arritura së bashku sjellin një dashuri të pafundme. Ato duhet të jetë një stimul për ne, që të bëhemi pjesë e një ndjenje si kjo. Duhet të kemi rezultate pozitive të vazhdueshme. Ju duhet të përmirësoheni vazhdimisht dhe gjithmonë të kërkoni t’u jepni kënaqësi tifozëve të Interit, të cilët e meritojnë atë”.

 

Related posts

RËNDITJA E VEÇANTË E UEFA-s/ Tirana mbetet “MARKA” e futbollit shqiptar në Europë (FOTO)

Delo.autor

Rekordi absolut, 6 autogola në “Rusi 2018”

Sadik.Autor

Tërbohen Pogba dhe Raiola, s’kanë klauzolë barazie me Sanchez

Q.Autor

Leave a Comment