Futboll Seria A Sport

“OPERACIONI I SHEKULLIT”/ ICARDI dhe e vërteta mbi largimin e HIGUAIN nga JUVES

Marrëdhënia mes Juventus dhe Higuain ishte prishur shumë kohë para se klubi të hidhte bazat për operacionin e shekullit, duke marrë Cristiano Ronaldo-n nga Real Madrid. Divorci, sipas “Tuttosport”, është vendosur në finalen e Kupës së Italisë (të fituar kundër Milan-it), me sulmuesin që ka qenë i pakënaqur në stol dhe Allegrin që ka bërë shaka në fund të ndeshjes (“Më duket se nuk e ka marrë mirë”).

Por çfarë ka ndodhur? Asgjë e veçantë, asnjë rast specifik. Diçka nuk i bindte plotësisht drejtuesit e Juventus, që duket se prisnin një rendiment më efikas dhe vendimtar nga lojtari në ndeshjet e rëndësishme. Argjentinasi ka shënuar shumë gola të rëndësishëm në fitoren e dy titujve në kampionat, por ka zhgënjyer në nivel ndërkombëtar.

Fakti se sot në vendin e tij është njëfarë Cristiano Ronaldo e bën të qartë atë që Juventus donte nga Higuain. Për më tepër, për shkak të moshës së “Pipita”-s, vera e këtij viti ishte mundësia e fundit që bardhezinjtë kishin për ta shitur lojtarin pa regjistruar humbje. Nëse nuk do të shfrytëzohej, sulmuesi (duke llogaritur edhe rrogën) mund të kthehej në një barrë për bilancin.

Kështu, kur është bërë plani për merkaton e verës, mes marsit dhe prillit, Higuain ka përfunduar në listën e atyre që duheshin shitur. Ideja e parë e bardhezinjve ka qenë një këmbim me Mauro Icardi-n, i cili po negocionte rinovimin dhe kishte një klauzolë të vlefshme për klubet e huaja, që e bënte Inter-in të dridhej.

Një ide kjo që është hedhur poshtë nga zikaltrit, me Gonzalo Higuain që ka zgjedhur Milan-in para Chelsea-t të Maurizio Sarri-t. Mbrëmjen e së dielës, ai do të ketë mundësinë t’i tregojë “Zonjës” se ka bërë një gabim të madh duke e lënë të largohet.

Related posts

YLLI SUEDEZ U RIKTHYE TEK MILAN PAS 7 VITESH/ Shikoni postimin special të Ibrës në “Facebook” (FOTO)

Delo.autor

TIRANA-TEUTA/ FSHF zyrtarizon 6 gjyqtarë për këtë takim, ja emrat

Delo.autor

FUTBOLL NË AEROPORT/ Lojtarët e Liverpoolit dhurojnë SPEKTAKËL… (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment