Futboll La Liga Sport

TRONDITET INTERI/ REALI nuk kursehet për ICARDIN. Argjentinasi gati të bëhet “mbret” në Madrid

E përditshmja spanjolle “Marca” raporton se Florentino Perez ka vënë plot 200 milionë euro në dispozicion, për të përforcuar skuadrën në merkaton e janarit dhe për ta nxjerrë nga periudha negative e mungesës së rezultateve.

Sipas saj, Mauro Ikardi do të jetë objektivi i parë për presidentin madrilen, që tashmë pas 3 golave në Champions të argjentinasit, është bindur përfundimisht për ta sjellë në kryeqytetin spanjoll.

Kapiteni i Interit ka një klauzolë prej 110 milionë eurosh, por që vlen vetëm për në verë, ndërsa për ta marrë në janar, Perezit do t’i duhet të ofrojë rreth 150 për të bindur drejtuesit e skuadrës zikaltër.

Gjithsesi, presidenti madrilen është i bindur të paguajë për të sjellë në Madrid njeriun-gol, që pritet të kompensojë “boshllëkun” e lënë nga Kristiano Ronaldo, shënuesi më i mirë i Realit në vitet e fundit.

Një tjetër aspekt që e favorizon këtë marrëveshje, është edhe fakti që Ikardi te Interi fiton rreth 6 milion euro në sezon, ndërsa te Reali janë gati t’i ofrojnë të paktën 10 mln.

Related posts

DY VITE PA FUTBOLL/ Klubi kryeqytetas krijohet sërish nga e para

Delo.autor

PRAPASKENAT E NDESHJES SHQIPËRI-POLONI/ Stafi polak zbulon debatin në tunel, akuza shqiptarëve: Nuk na kërkuan…

Delo.autor

SKANDAL NË TIRANA-VLLAZNIA/ Tifozët hapin fikëset e zjarrit dhe thyhen stola Dështon ”prova” para syve të UEFA-s (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment