Futboll Premier League Sport

“DOMINIMI I QYTETARËVE”/ Klopp kundër Man City: Dikush duhet të bëjë diçka…

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, beson se UEFA duhet të ndëshkojë klubet që shkelin rregullat e Fair Play-t Financiar. Tekniku gjerman ka thënë se nuk i ka lexuar akuzat e publikuara para pak ditësh në shtyp, por ka kërkuar që të merren masat e duhura.

“Kam dëgjuar për historinë e publikuar nga Der Spiegel, por nuk e kam lexuar”, ka thënë Klopp. “Është e vështirë të bësh një koment, por ajo që mund të them, në përgjithësi, është se FFP është me të vërtetë një gjë e mirë”.

“E di që flitet për Paris Saint-Germain dhe Manchester City. Nuk e di nëse ka klube të tjerë të përfshirë. Mendoj se FFP është një gjë e mirë, sepse vendos rregull. Nëse gjithçka është në rregull, atëherë nuk ka asnjë problem”, ka vazhduar Klopp.

“Nëse jo, atëherë dikush duhet të bëjë diçka. Kaq mund të them, nuk ia kam idenë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë”.

Ndërkohë, i pyetur në lidhje me akuzat e publikuara nga “Der Spiegel”, Guardiola ka thënë: “Nëse ka patur shkelje, në do të ndëshkohemi dhe do ta pranojmë. Unë kam dëgjuar atë që më ka thënë klubi dhe i besoj atyre”.

Related posts

U DËNUA NGA KOMISIONI I DISIPLINËS/ Tirana u bën thirrje tifozëve: Mos na dëmtoni…

Delo.autor

E TRISHTË/ Futbolli britanik në zi, shuhet në moshën 81-vjeçare golashënuesi i madh anglez

Delo.autor

RONALDO FESTON 35-VJETORIN/ Florentino Perez: Urime lojtarit më të mirë në botë!

Delo.autor

Leave a Comment