Futboll Seria A Sport

E PAPRITUR/ IBRAHIMOVIC ndien “mall” për Parisin: Kthehem vetëm me një kusht

Ylli i futbollit Zlatan Ibrahimovic mund të rikthehet te PSG-ja vetëm si drejtues, jo si futbollist. Ish-sulmuesi i Juventusit, Interit, Milanit, PSG-së dhe Manchester United deklaroi për median e famshme franceze “L’ equipe” se rikthimi i tij në kryqytetin francez është vetëm në dorë të presidentit të klubit Nasser Al-Khelaifi.

“Te PSG-ja më kërkojnë të punoj për klubin. Nëse kthehem te ata, është në dorë të presidentit. Nuk mund të vij për arsye tjetër. Nuk ka pozicione të tjera të mundshme për mua. Por, për tani jamë lojtar aktiv dhe dua të luaj ende. Kur të zgjedh se ccfarë dua të bëj, do t’ia bëj me dije botës. Nuk e di se ccfarë kam në plan.

Di që shumë klube europiane janë të interesuara, por jam i lumtur këtu (LA Galaxy) dhe e dua jetën time, familjen gjithashtu. Kam nevojë për një sfidë, për një motiv se përse të luaj. Nuk që të shkoj te një klub sepse vetëm jam Zlatan Ibrahimovic. Dua të vij dhe të bëj diferencën. Kjo është ajo që kam bërë gjithmonë, kudo”, u shpreh Ibrahimovic.

Related posts

SUPER FAVORITËT/ Guardiola paralajmëron RIVALËT: Man City është përmirësuar 

Isa.Autor

COURTOIS TEK REALI/ CHELSEA në sulm për portierin më të MIRË NË BOTË

Isa.Autor

HARROHET DEPAJ/ Juventusi arrin akordin për bomberin polak

F.autor

Leave a Comment