Bundesliga Futboll Sport

TRONDITET BORUSSIA/ Titullari nuk ia del të jetë gati për sfidën me Bayern

Dëmtimi i pësuar në Champions League ndaj Atletico Madrid mesa duket ka qenë më i rëndë sesa dukej. Portieri i Borussia Dortmund Roman Burki, sipas Bild, nuk do të jetë në gjendje të luajë ndaj Bayern Munich.

Arsyeja është përplasja e frikshme me sulmuesin e Atletico-s Nicola Kalinic, që i ka dëmtuar rëndë kofshën. Zvicerani nuk u stërvit me grupin ditën e enjte. Gjithsesi trajneri Lucien Favre ishte shprehur optimist për rikthimin e portierit.

Por Burki mungoi edhe në stërvitjen e fundit ditën e premte. Dhe vendimi përfundimtar për lënien jashtë të portierit është marrë ditën e shtunë.

Një lajm i rëndë për Dortmund, pasi portieri ishte duke kaluar momentin më të mirë të karrierës. Për momentin ai është portieri më i mirë në Bundesliga.

Related posts

Roma e pranon ofetën nga klubi Spanjoll, “largon” nga skuadra sulmuesin Francez

Q.Autor

E PABESUESHME/ Sukses në Botëror, Anglia i reziston “furtunës” VAR

Isa.Autor

LUKS DHE PARA/ Zbulohet shtëpia SPEKTAKOLARE e RONALDOS në Torino

Sadik.Autor

Leave a Comment