Futboll La Liga Sport

SI SHQIPTARËT/ Fotoja që pushtoi rrjetet sociale, ja si udhëton Ter Stegen në Barcelonë…

Marc-Ter Stegen është një nga portierët më të mirë në botë dhe këtë e tregon çdo fundjavë, në çdo ndeshje. Por, ai, gjithashtu, sillet si çdo qytetar tjetër i zakonshëm në Barcelonë. Kjo e bën atë edhe më të madh. Këtë fundjavë e tregoi përsëri se sa “tokësor” është, pavarësisht famës dhe milionave që fiton.

Gjermani u kap duke udhëtuar me metro në Barcelonë, jo me makinë luksoze, sikurse bën pjesa dominuese e kolegëve të tij në mbarë botën. Por, ja që ndodh, aq më tepër kur bëhet fjalë për një gjerman. Ter Stegen nuk e ka për hiçgjë që të frekuentojë metronë e Barcelonës, duke bërë udhëtimin si njeri i zakonshëm në qendër të qytetit.

Ai është integruar shumë mirë në Barcelonë. Nuk ishte hera e parë që kapej duke shijuar qytetin katalanas përmes një udhëtimi të tillë. Në mars, një tjetër imazh i portierit, që po udhëtonte me një motor skuter, u bë viral në rrjetet sociale.

 

Related posts

TIRANA “REFUZOI” PARATË E KROATËVE/ Albi Doka: Te Gorica, për Kombëtaren shqiptare

Delo.autor

SPEKTAKLI I NBA/ Toronto “leksion” Clippers, triumfojnë edhe Houston e Spurs

Isa.Autor

BASKETBOLL/ Euroleague: Humbja e parë për Barcelonën, ndan kreun me Milanon

Delo.autor

Leave a Comment