Futboll La Liga Sport

E PAPRITUR/ REALI ka gati një kontratë 3-vjeçare për TRAJNERIN E RI, por ka një KUSHT…

Trajneri aktual i Real Madrid, Santiago Solari, në këto momente ka një ecuri shumë të ngjashme me atë që kishte Zidane. Santiago nuk kishte mundësinë të ishte ndihmës i një trajneri me përvojë, ashtu siç bëri francezi. Megjithatë, të dy morën drejtimin e ekipit për të mbuluar gabimet që kishin lënë trajnerët e mëparshëm.

Fillimisht, ideja ishte që argjentinasi të merrte drejtimin e ekipit për pak kohë, derisa të gjendej trajneri i duhur që do të zbuste egon që mbizotëron në skuadër. Ndeshjet e fundit të madrilenëve, rikthimi i stabilitetit emocional, për më tepër, siguria në mbrojtje, e kanë zgjatur qëndrimin e Solarit në stolin e Real-it.

Së fundmi, po bëhet gjithmonë e më e fortë ideja se ai mund të qëndrojë deri në fund të sezonit, duke patur kohë të mjaftueshme për të shfaqur idetë e tij.

Është e qartë që ai ka treguar personalitet ndaj Florentino Perez, duke marrë vendime, diçka që trajneri i mëparshëm nuk pati guximin ta bënte, ai e di shumë mirë se çdo të thotë të mbash fanellën e bardhë dhe presionin që ajo mban, kështu që nuk mund të befasohemi nga kjo gjë.

Drejtuesit e ekipit, sipas “Don Balon” i kanë synimet e qarta për këtë sezon të trazuar, qëllimi kryesor është të fitohet Champions League, një dëshirë e vazhdueshme dhe që kërkohet çdo sezon. Në rast se ky objektiv arrihet, atëherë është gati një kontratë 3 vjeçare për trajnerin argjentinas.

Për momentin, në çdo ndeshje duket qartë një përmirësim, dallohet se kush është në krye të ekipit dhe se sa merita mund të marrë një trajner që erdhi si zëvendësues i përkohshëm dhe mund të jetë zgjidhja përfundimtare.

Related posts

DITË SPECIALE PËR YLLIN E JUVENTUST/ Martohet 48 orë pas fitimit të EURO 2020 (FOTOT)

Delo.autor

Golat shqiptarë vlejnë më shumë, sa rënie drastike nga 3 vite më parë!

Isa.Autor

Dy oferta për Andre Silvan, sulmuesi portugez do të largohet nga Milan?

Sadik.Autor

Leave a Comment