Futboll Shqipëri Sport

BARDHI BËHET “HERO”/ Partizani mposht Laçin dhe shikon nga titulli kampion

Partizani ka fituar ndeshjen e javës së 13-të të Kategorisë Superiore teksa ka mposhtur Laçin me rezultatin e ngushtë 1-0 në Selman Stërmasi. Të kuqtë e kryeqytetit kanë marrë fitoren e 10-të të sezonit dhe ndodhen të vetëm në krye të renditjes me 31 pikë, katër më shumë se ndjekësit më të afërt e Skënderbeut.

 

Që nga minuta e parë ishin vendasit ata që kontrolluan ndeshjen por e kishin shumë të vështirë të krijonin mundësi goli ndaj një Laçi që mbrohej në mënyrë të organizuar. Pjesa e parë ishte e vakët dhe pa shumë momente kulmore, por pas pushimit skuadrat dalin më të karikuara nga dhomat e zhveshjes. Dhe në minutën e 62’ erdhi goli i vetëm i takimit. Ishte Bardhi ai që shënon me kokë nga brenda zonës. Ky ishte goli i tretë në këtë sezon për talentin e kryeqytetasve.

Laçi mundohet të reagojë dhe shpërdoron një mundësi të mirë me Elvi Berishën, por goditja e tij pritet mrekullisht nga portieri Alban Hoxha. Ishte pikërisht Berisha që në minutën e 84’ bën një ndërhyrje brutale ndaj kundërshtarit duke dalë me karton të kuq të menjëhershëm. Situata tensionohet në minutat e fundit, me miqtë që vazhdonin të bënin ndërhyrje të ashpra në dëm të vendasve. Gjithsesi, Partizani e ka të lehtë të ruajë avantazhin

 

Related posts

GOLASHËNUESI MË I MIRË NË LA LIGA/ Ja stadiumet ku Messi dështoi të shënojë…

Isa.Autor

KALOI NJË NDESHJE ZHGËNJYESE/ Aubameyang: Përveç asaj ndeshjeje m***, ishte një…

Delo.autor

PAS SKUALIFIKIMIT NGA CONFERENCE LEAGUE/ Daja: Sakrifikuam, të gjithë dhanë maksimumin. Tani shpresoj të…

Delo.autor

Leave a Comment