Futboll Seria A Sport

U TURPËRUAN KEQ/ Spalletti e pranon: GABOVA me formacionin ndaj Atalantës

Vetëm 24 orë pas humbjes së Interit me rezultatin e thellë 4-1 ndaj Atalantës, në një sfidë ku zikaltrit u paraqitën tmerrësisht keq, tekniku Spalletti ka pranuar përgjegjësitë dhe zgjedhjet e gabuara.

Duke folur në një seminar në Koverciano, tekniku zikaltër pranoi se nuk i kishte bërë llogaritë mirë me lodhjen e Championsit, që gjithashtu e vuajti edhe Barcelona mbrëmjen e të dielës përballë Betisit.

“Rezultati dhe mënyra e lojës, konfirmojnë se kemi gabuar të gjithë, por mbi të gjithë, kam gabuar unë. Tani që jam më i ftohtë dhe pasi pashë edhe ndeshjen e Barcelonës, kuptova e takimi i të martës ka peshuar shumë. Nëse do të kthehesha pas, do të bëja zgjedhje të tjera”, deklaroi Spalletti.

Tekniku zikaltër konfirmoi në fushë 8 nga 11 lojtarët që përballuan sfidën impenjative ndaj Barcelonës të martën, ndërsa futbollistët e Interit u panë dukshëm të lodhur, duke humbur thuajse të gjitha dyluftimet ndaj atyre të Atalantës.

Related posts

Kërkohet me ngulm nga skuadrat e mëdha europiane, Southampton vendos çmimin për Van Dijk

Q.Autor

Fakiç: Kohët e fundit ka patur shumë aludime për Skënderbeun, këtë vit duam edhe Kupën

Sadik.Autor

JEP LAJMIN E MADH PËR FUTBOLLIN E KOSOVËS/ Presidenti Ademi: Ne do të shkojmë në Spanjë me himnin dhe flamurin tonë

Delo.autor

Leave a Comment