Futboll Seria A Sport

ZBULOHEN PRAPASKENAT JUVENTUS-MILAN/ Gazetari italian: Nëse nuk do të ndihmohesh nga ne…

Gazeta “Il Giornale” kthehet të flasë për ndeshjen Juventus-Milan, e cila ka pasur shumë polemika në lidhje me vendimet e arbitrit Fabbri, që është ndalur nga Rizzoli dhe këtë javë nuk do të drejtojë asnjë ndeshje. Ndryshe do të ndodhë me ndihmësin e tij, që ndodhej në kabinën e VAR-it atë natë në Torino.

Po flasim për Calvaresen, i cili përpara monitorit do të thërriste Fabbrin te prekja me dorë e Alex Sandros. Arbitri kryesor, i indinjuar dhe nervozuar se pse u thërrit, duke qenë se ai vendosi në atë monent dhe nuk kishte nevojë për ta riparë, ka shkuar përpara monitorit dhe as nuk e ka parë rastin të ngadalësuar dhe asgjë…

Calvarese, në anën tjetër, brenda dhome, i ka komunikuar me kufje: “Vendos ti, nëse nuk do të ndihmohesh nga ne…”.

Related posts

E PABESUESHME/ JUVENTUSI pëson HUMBJE 19 milionë Euro prej RONALDOS…

Isa.Autor

Nga Seri te Julio Cesar/ Ja 20 transfertat më të ÇUDITSHME të të gjitha kohërave

Isa.Autor

CHAMPIONS/ PSG mposht me “MANITA” Basaksehir dhe fiton grupin, Neymar shkruan historinë

Delo.autor

Leave a Comment