Futboll Shqipëri Sport

Grekët bllokojnë Durmishajn/ Nuk vjen as Balliu. Ja kë fton Panuçi tek Shqipëria

Vazhdojnë ndryshimet në listën e Kombëtares Shqiptare, në prag të dy ndeshjeve ndaj Skocisë dhe Uellsit. Burime pranë FSHF, konfirmojnë se Ivan Balliu, mbrojtësi i Metz në Francë, nuk do të jetë i pranishëm në këtë grumbullim, teksa klubi nuk e ka lejuar.

Gjithashtu, pas dëmtimit të Rei Manajt, u mendua që do thirrej sulmuesi i Panioniosit në Greqi, Fiorin Durmishaj, por nuk ka mundësi gjithashtu të jetë i pranishëm, pasi gjatë kësaj periudhe ai po kryen shërbimin ushtarak në shtetin fqinj, dhe nuk lejohet të dalë nga kufijtë. Edhe pas kontakteve me klubin e Panioniosit, FSHF nuk ka arritur që të sigurojë një leje për Durmishajn.

Ndërkohë, për të plotësuar vendin e Balliut, trajneri Panuçi ka vendosur të thërrasë Egli Kajën nga ekipi skocez i Livingston, edhe pse vetëm ditën e sotme në konferencën për shtyp pati deklaruar se nuk e kishte ftuar në listën fillestare, sepse nuk kishte shumë minuta tek klubi i tij.

Related posts

Mbetet jashtë botërorit, ylli i Bayern shpërthen në lot gjatë stërvitjes

Sadik.Autor

CR7 NË INAGURIMIN E BIZNESIT TË RI/ Ja çfarë i kërkoi tifozja e zjarrtë Ronalos nga jashtë klinikës (VIDEO)

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Mesfushori Gomez: Duket si një film horror dhe nuk po ekzagjeroj

Delo.autor

Leave a Comment