Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS/ Atalanta realizon ëndrrën, VAR shpëton Liverpool nga humbja e turpshme

Atalanta ka mundur 1-0 Ajax-in në Holandë dhe ka siguruar një vend në 1/8-at e Champions League.

Goli i zikaltërve është realizuar në minutën e 85-të nga Muriel, gjashtë minutas pas futjes së tij në fushë.

Holandezët janë penalizuar edhe nga kartoni i kuq i marrë nga talenti Gravenberch në minutën e 79-të për një goditje me bërryl ndaj Gomez.

Skuadra e Gasperini-t e ka mbyllur Grupin D në vendin e dytë me 11 pikë, ndërsa Ajax në të tretin me 7 pikë. Holandezët duhet të ngushëllohen me pjesëmarrjen në Europa League.

Është mbyllur në barazim 1-1 ndeshja tjetër e Grupit D, ajo mes Liverpool-it kryesues dhe Midtjylland-it të vendit të fundit.

Ka qenë VAR që ka shpëtuar ekipin e Klopp ka një humbje të turpshme dhe i ka mohuar një përmbysje historike danezëve, debutues në Champions League.

Salah ka zhbllokuar ndeshjen për anglezët pas 55 sekondash, ndërsa Scholz ka barazuar në minutën e 62-të nga pika e bardhë. Mbrojtësi i vendasve ka shënuar edhe të dytin në minutën e 77-të, por që është anuluar nga VAR për pozicion jashtë loje.

Related posts

GAFË NGA PORTIERI NEUER/ Pas një kundërsulmi të shpejtë, Stuttgart ndëshkon Kampionët e Europës (VIDEO)

Delo.autor

NEYMAR POSTON VIDEON ENIGMATIKE/ Ku po udhëton me kaq shpejtësi?!

Delo.autor

CHAMPIONS/ Pas një krosimi nga Carrasco, mbrojtësi i Simeone zhbllokon sfidën për Atletico-n (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment