Futboll Shqipëri Sport

Muça: Tirana “fut ujë” në mbrojtje, aspak dinjitoze mënyra si është ndërtuar ky ekip

Shkëlqim Muça, ish-trajner i Tiranës, i ftuar në “Rubrika Sportive”, deklaron se ky ekip luan e prodhon lojë, por problemi mbetet mbrojtja, që fut shumë ujë.

Tirana është në presion, lojtarët mundohen të japin maksimumin, janë të përgjegjshëm. Por, ka shumë probleme, një nga këto është mbrojtja. Fut shumë ujë. Rreshtim jo i mirë, dhe trajneri duhet t’i vërë në drejtim, të paktën të mos pësojnë. Skuadra ka grintë, prodhon lojë, edhe ka shënuar. Por, disa ndeshje ka shënuar e para dhe nuk e ka mbajtur. Problemi nuk është vetëm te katërshja e mbrojtjes, por në mënyrën se si mbron ekipi. Tirana prodhon lojë, por mënyra si është ndërtuar ky ekip nuk është dinjitoz për Tiranën. Kjo skuadër do luftojë për mbijetesë.

Muça pati një koment edhe për ekipin e Partizanit, ku deklaroi: “Partizani sulmon dhe mbron në një mënyrë më të sigurt. Loja e tyre funksionon në mirë, në krahun e majtë, ku Trashi jep një impuls më tepër. Në sulm, kanë lojtarë me cilësi dhe të shpejtë.

Related posts

Ndaj MILANIT pa “busull”/ ROMA po vuan ndryshimet e merkatos, N’ZONZI KATASTROFAL

Isa.Autor

FITON 40 MIJË EURO NË JAVË/ Klubi anglez kërkon të “heqë qafe” ish-yllin e City-t

Sadik.Autor

BOSHATISET INFERMIERIA/ Pioli mund të buzëqeshë, më në fund me grupin e plotë

F.autor

Leave a Comment