Futboll Premier League Sport

E BUJSHME/ Sanchez gati të LARGOHET nga Man United, nis bisedimet me gjigantët SPANJOLL

Alexis Sanchez i ka thënë agjentit të tij se kërkon të largohet nga Manchester United. Kiliani ka shënuar vetëm katër gola në 29 paraqitje që kur iu bashkua Djajve nga Arsenal në janar dhe së fundmi ka vuajtur për të ruajtur vendin e titullarit.

Sipas spanjollëve të El Chiringuito, Sanchez është gati të largohet nga Old Trafford, me agjentin e tij që thuhet të jetë duke biseduar me Real Madrid për një transferim të mundshëm.

Gjigantët spanjollë mund të tentojnë ta marrin që në janar, teksa Mariano Diaz ka vuajtur të bëjë një impakt që prej rikthimit në Bernabeu.

Transferimi te Real nuk do t’i pëlqente aspak Barcelona-s, ku 29-vjeçari kaloi tre vite përpara se të shkonte tek Arsenal.

Sanchez ka vuajtur të gjejë formën ideale tek United dhe nuk ishte titullar në derbin ndaj City-t në fundjavë.

 

Related posts

LIVE/ Mbyllet ndeshja Laçi-Bylis. Rezultati 2-1

Delo.autor

“KËRCËNIMI I TRAJNERIT”/ ​Klopp paralajmëron transferime në janar

Delo.autor

Merr formë Champions League 2018/2019, ja ekipet pjesëmarrëse…

Sadik.Autor

Leave a Comment