Formula 1 Sport

VIETNAM PRET F1/ Pista e Hanoi i shtohet kalendarit të Formula 1

Kontinenti aziatik gati të shkruajë historinë. Bëhet fjalë për shtetin komunist, Vietnamin, i cili është gati të presë një çmim të madh të Formula 1, duke nisur nga viti 2020.

Sipas asaj që shkruajnë mediat vendase, zyrtarë të sportit në këtë shtet kanë gjetur akordin me drejtuesit e Formula 1  dhe pista e Hanoi mund t’i shtohet kalendarit të saj në vitin 2020.

Qyteti i Hanoi arriti të përfundojë bashkëpunimin për të marrë të drejtën e organizimit të një gare të Kampionatit Botëror të FIA, më saktë Formula 1 nga prill 2020,” thuhet në një letër, sipas AFP.

Zyrtarët e F1 nuk kanë konfirmuar zyrtarisht zërat, ndonëse drejtori i garës Charlie Whiting tha pas një vizite në Vietnam në tetor se “organizatorët lokalë po synojnë një çmim të madh në vitin 2020, i cili nuk duhet të jetë një problem i bazuar në përvojën e mëparshme”.

Hanoi thuhet se do të përdorë rrugët ekzistuese, ndërkohë që në rast se ky çmim i madh përfshihet në kalendarin e Formula 1, do të ishte hera e parë që një shtet aziatik pret një garë të këtij niveli.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Kukësi bën një tjetër goditje, “rrëmben” edhe mesfushorin e Skënderbeut…

Delo.autor

RROCA E ABAZAJ DEBUTOJNË NË TURQI/ Sulmuesi vjen nga stoli dhe bëhet protagonist te goli i skuadrës së tij (VIDEO)

Delo.autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ U largua me bujë nga PSG, trajneri Pochettino synon të rikthejë në ekip mbrojtësin…

Delo.autor

Leave a Comment