Futboll Premier League Sport

PO SHKËLQEN/ Premtimi i SHAQIRIT: Jam i bindur se në ndeshjet e ardhshme do të…

Pavarësisht një fillimi të shkëlqyer me Liverpool, Xherdan Shaqiri beson se ai mund të shënojë më shumë. Zvicerani po bën paraqitje shumë të mira pasi ka arritur të shënojë 2 gola dhe të japë 3 asiste në tetë ndeshje e luajtura në këtë sezon të Premier League. Gjithsesi, teksa i jep merita ekipit të tij, Shaqiri këmbëngul se nuk do të ndalet këtu.

“Sigurisht që jam i bindur se do të vijnë më shumë gola,” tha ai. Është gjithmonë më mirë nëse ke lojtarë cilësor rreth vetes, nëse mund të sulmosh më shumë, nëse e di që do të kesh më shumë kontroll loje sesa kundërshtari,” ka thënë ai.

“Por gjithashtu duhet të dish se duhet të stërvitesh fort çdo ditë. Unë ndihem mirë, jam në një formë të mirë dhe mundohem të jap më të mirën time sa herë që më jepet mundësia.”

Shaqiri nuk është i panjohur me nivelet më të larta të futbollit europian, pasi fitoi Champions League me Bayer Munich, para kalimit tek Inter-i.
27-vjeçari beson se skuadra e Jurgen Kloop, luan në të njëjtin nivel me gjigantët e Bundesliga-s.

“Unë luaja tek Bayern Munich me Franck Ribery dhe Arjen Robben, kështu që e dija se si ishte,” tha Shaqiri. “Nuk kishte diçka të re. E dija se sa të talentuar ishin këta lojtarë. Trajnerët janë të ndryshëm, ata luajnë futboll të ndryshëm por intensiteti është i njëjtë tek Liverpool ashtu siç ishte tek Bayern Munich. Është e vështirë t’i krahasosh të dyja ekipet.”

Related posts

FITORE KARAKTERI/ Skënderbeu ia del në frymën e fundit, Bregu ndëshkon Flamurtarin

Isa.Autor

Sulmuesit në qendër të kritikave, një gol vlen 5 milionë euro. Milani nuk i pret më

Q.Autor

JUVENTUS-CAGLIARI/ Ronaldo tallet me portierin dhe zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment