Futboll Premier League

Wenger: Shkëmbimi Sanchez-Mkhitaryan mbyllet brenda 24 orësh

“Marrëveshja me Manchester United, për shkëmbimin mes Alexis Sanchez dhe Henrikh Mkhitaryan mund të mbyllet brenda 24 orësh”.

Kjo është deklarata e fundit e trajnerit të Arsenalit Arsene
Wenger, në lidhje me të radhmen e sulmuesit kilian. Sipas francezit, “topçinjtë janë të gatshëm për të përmbushur kërkesat financiare të mesfusorit armen.

“I manaxhoj lojtarët prej 30 vitesh, ndaj mendoj se ky transferim do të ndodhë shumë shpejt. E pëlqej Mkhitaryanin si lojtar. Kam luajtur disa herë kundër tij në Premier dhe kur ka qenë pjesë e Durtmundit. I vlerësoj shumë cilësitë e tij.”

Wenger shtoi më tej se ka bërë maksimumin për ta mbajtur Sanchezin, por ishte e pamundur ta shmangte largimin e tij. Kiliani do të paguhet në “Old Trafford” me një pagë faraonike 350 mijë stërlina në javë.

Related posts

PARALAJMËRON INTER-IN/ Cannavaro: Juventus do të jetë arbitri i luftës për titull

Delo.autor

DERBI I KRYEQYTETIT/ Super sfida Partizani-Tirana, ja pse mund të jetë një përballje ndryshe…

Delo.autor

MOVIOLA E LAÇI-KUKËSI/ Italiani dhe Ndreca, si “non-grata”. Mazrekaj merr djalin në stolin e rezervave

Delo.autor

Leave a Comment