Futboll Premier League

Sanchez largohet nga Arsenali, raporte të tensionuara me Koscielnyn

Alexis Sanchez do të largohet nga Arsenali drejt Manchester Unitedit, por me raporte të tensionuara me kapitenin Laurent Koscielny.

Goal shkuan se kiliani nuk ka pasur raporte të mira me bashkëlojtarët në kohën e fundit te Arsenali.

Koscielny mësohet se ka biseduar me Sanchezin pas ndeshjeve me Burnleyn dhe Southamptonin në këtë sezon, duke e kritikuar për mos kryerje të detyrave dhe aranzhim të dobët.

Mësohet se biseda mes francezit dhe Sanchezit ka qenë thyerja e madhe që e ka detyruar kilianin të mendojë menjëherë për një klub të ri.

Tashmë edhe Wenger e ka pranuar që Sanchez do të largohet dhe marrëveshja do të mbyllet shumë shpejtë me Manchester Unitedin.

Arsenali kërkon në këmbim të marr armenin Henrikh Mkhitaryan.

Klubet janë në bisedimet e fundit dhe detajet do të mbyllen në orët në vijim.

Related posts

GOLI HISTORIK NË KARRIERË/ “Jashtëtokësorit” i duket porta e vogël

Delo.autor

ËSHTË HEROI I 3 CHAMPIONSVE RADHAZI/ Zbulohet paga e Zidane, ja sa përfiton nga kontrata e re

Delo.autor

Kaçe do vazhdojë karrierën me klubin e madh grek

Sadik.Autor

Leave a Comment