Futboll Premier League Sport

Kovacic bën humor: Liverpool nuk ka shanse për titull, për faj të një lojtari

Mesfushori i Chelsea-t Mateo Kovacic ka bërë shaka, duke thënë se Liverpool-i nuk ka shanse që ta fitojë titullin në Premier League këtë sezon – për shkak se ka Dejan Lovren në mbrojtje.

Për momentin skuadra e drejutar nga Jurgen Klopp është në vendin e dytë, dy pikë pas Manchester City-t dhe dy pikë mbi Chelsea-n.

Gjithsesi, Kovacic nuk i ka rezistuar tundimit për të vënë në lojë shokun e skuadrës te Kroacia Lovren, i cili shpesh është objekt humori në kombëtaren kroate.

Gjatë transmetimit të një dokumentari për të përkujtuar ecurinë e mrekullueshme të Kroacisë deri në finalen e Kupës së Botës këtë verë, Kovacic tha: “Liverpool nuk do të bëhet kampion i Anglisë. Arsyeja? Sepse aty luan Dejan Lovren”, raporton uebsiti kroat 24sata.

Sezonin e shkuar Kovacic u shpall kampion Europe me Realin dhe bënë xhiron e botës fotot ku ai nuk festonte me shokët, por ngushëllonte Lovren, i cili u mposht në finale me Liverpool-in e tij.

 

 

Related posts

SHIFRAT E FRIKSHME/ Një vit në krye të Bayern Munich, trajneri Flick ka fituar gjithçka

Delo.autor

E BUJSHME NË ANGLI/ Wenger zbulon kampionët e ardhshëm: Ja klubi do të dominojnë në Premier vitin tjetër

Delo.autor

Mourinho sulmon kritikët: Nuk më intereson se çfarë thonë njerëzit

Q.Autor

Leave a Comment