Futboll Premier League Sport

E PAPRITUR/ Çfarë po ndodh? Guardiola mbërrin në zyrat e Bayern me taksi…(FOTO)

Të shohësh një trajner në një klub tjetër, është gjithmonë diçka e pazakontë në futbollin e sotëm, çka mund të shkaktojë këndvështrime sensacionale, aq më shumë nëse trajneri në fjalë është Pep Guardiola.

Trajneri i Manchester City u pa të hynte sot në zyrat e Bayern Munich, ish-klubit të tij, para se të kalonte në “Etihad”. Guardiola mbërriti në “Säbener Strasse” me taksi dhe më pas u shoqërua për në selinë e klubit bavarez nga menaxheri i ekipit, Kathleen Krüger, përmes një parkingu nëntokësor.

Pamjet morën menjëherë shumë komente në rrjetet sociale, por shkatuan edhe reagime të shumta në Gjermani, sepse në këtë moment arsyeja e këtij takimi nuk dihet. Ka pasur nga ata, që kanë aluduar për një rikthim të fuqishëm të trajnerit katalanas në Gjermani, ose një vizite të lidhur me çështjet e merkatos. Megjithatë, gjithçka e këtij drejtimi mbetet në fushën e hipotezave.

Pep Guardiola e ka drejtuar Bayern Munich për tri sezone (2013-2016), duke fituar tre tituj të Bundesligës, një Superkupë Europiane dhe një Botëror për Klube. Ai aktualisht është i lidhur me Manchester City deri në vitin 2021, klub me të cilin fitoi titullin e parë të Premier League, sezonin e kaluar.

Këtij lajmi, duke pretenduar se është ekskluziv i tij, i ka bërë jehonë edhe gazetari i njohur sportiv gjerman, Torben Hoffmann‏, i cili është reporter i “Sky Sport News”.

 

Related posts

Drejtuesit e Juventus takohen me super- menaxherin, Jorge Mendes

Sadik.Autor

PAS “BOMBERIT” PIATEK/ Calhanoglu “tërbon” tifozët e Milanit: Largohem nëse më kërkon…

Delo.autor

Skënderbeu barazon me Teutën, Shehi dhe Shkëmbi përballë si kundërshtarë

Isa.Autor

Leave a Comment