Futboll Seria A Sport

NUK ËSHTË POGBA/ Juventusi po planifikon rikthimin e çmendur në MESFUSHË…

Te Juventusi hapet një hipotezë e re e merkatos: rikthimi i Arturo Vidal në Torino. Mesfushori kilen, pak i aktivizuar nga trajneri Valverde te Barcelona, ku u transferua verën e këtij viti (nga Bayern Munich), është një ëndërr, që po e kultivojnë bardhezinjtë.

Kjo është raportuar nga “Corriere dello Sport”, gazetë e cila shpjegon se kampionët e Italisë mund t’i futen këtij operacioni për shkak të problemeve shëndetësore që kanë prekur Emre Can. “Zonja e Vjetër” mund ta tentojë këtë goditje që në janar.

Një ide e çmendur në pamje të parë, teksa ka kohë që flitet për një rikthim të Paul Pogba. Por, gjasat janë që të materializohet një tjetër kthim i shkëlqyeshëm, i një lojtari që la gjurmë te torinezët, duke qenë protagonist i rilindjes së kampionëve italianë nga viti 2011 deri më 2015, pasi përjetuan edhe rënien në Seria B.

Trajneri Allegri mund të llogarisë vetëm Khedira, Pjanic, Matuidi dhe Bentancur në mesfushën e tij, me gjermanin të prekur shpesh nga problemet fizike. Nevoja për ta zgjeruar gamën e alternativave në këtë repart të rëndësishëm, e ushqen idenë e çmendur, Arturo Vidal. Janari është i afërt, Juventusi po mendon për të…

Related posts

“TË LEJOHEN NJË PJESË E TIFOZËVE NË STADIUME”/ Duka: Bëj tifo për Napolin dhe Atalantën, duam vendin e parë në Ligën e Kombeve

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Kukësi jep shpirtin, por mbetet jashtë kopeticioneve europiane

Isa.Autor

RRITEN SHQETËSIMET TEK “LOS BLANCOS”/ E pamundur për Real Madridin që të fitojë një…

Delo.autor

Leave a Comment