Futboll Ligue 1 Sport

GODITI ME GRUSHT TIFOZIN NË TRIBUNË/ Neymar mund ta pësojë keq (VIDEO)

I rikthyer nga një dëmtim i gjatë, Neymar nuk po kalon momente aspak pozitive te Paris Saint Germain.

Autori i një goli në finalen e Kupës së Francës ndaj Rennes, të cilën kampionët e Ligue 1 e humbën pas goditjes së penalltive, u bë protagonist i një gjesti shumë të shëmtuar.

Në momentin që lojtarët e PSG po ngjiteshin drejt podiumit në “Stade de France” për të marrë medaljet e skuadrës humbëse, braziliani u konfliktua me një tifoz, duke përdorur edhe duart kundrejt tij.

Një gjest shumë i shëmtuar ky i Neymar, që si ka pëlqyer aspak as trajnerit gjerman Thomas Tuchel, i cili e ka komentuar kështu.

“Nuk kishte përse të ndodhte kjo. Nuk e pashë momentin, por më thanë shumë vetë më pas. Është e papranueshme të sfidosh fizikisht një tifoz”, tha tekniku i PSG-së.

Pas sharjeve ndaj gjyqtarëve të sfidës në ndeshjen ndaj Manchester United në Champions, për të cilat u skualifikua me 3 ndeshje, Neymar rrezikon një tjetër dënim shembullor këtë herë ndoshta me 5 ndeshje, prandaj ky sezon mund të konsiderohet praktikisht i mbyllur për sulmuesin brazilian.

Related posts

FORMULA 1/ Red Bull nis bisedimet me Renault dhe Honda për motorin e ri

Sadik.Autor

E merr topin nga mesi i fushës, e pabesueshme çfarë goli ka shënuar Celina (VIDEO)

Isa.Autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Bylis-Vllaznia. Rezultati 2-2

Delo.autor

Leave a Comment