Futboll Premier League Sport

DEL E VËRTETA/ Aksidenti tragjik në Leister, ZBULOHET SHKAKU i rrëzimit të helikopterit (DETAJE)

Helikopteri që u rrëzua pranë stadiumit të Leister Sitit dështoi t’i përgjigjej komandës së pedalit së pilotit në momentin që u ngrit në ajër. Sipas asaj që bëjnë me dije mediat britanike në një raport nga Bordi për Hetimin e Aksidenteve Ajrore (AAIB) theksohet se hetimi do të fokusohet në sistemin e kontrollit në helikën e helikopterit, për të cilin agjencitë e sigurisë kanë bërë thirrje të kontrollohet në të gjitha modelet e ngjashme të këtij helikopteri.

Të dhënat e kutisë së zezë tregojnë se helikopteri mori kthesë të papritur në të djathtë kur pedali është dashur në fakt ta drejtonte atë në të majtë. Ky mendohet të jetë edhe shkaku që ka rrëzuar helikopterin duke përfunduar në tragjedi ku i vdekur mbeti dhe presidenti i Leister Sitit.

Related posts

MILAN-LAZIO/ Mbrojtja e “Kuqezinjve” në gjumë, ylli Immobile nuk fal dhe rihap sfidën në “San Siro” (VIDEO)

Delo.autor

“DRIDHET” INTER/ Milinkovic-Savic shkund traversën me një predhë të vërtetë (VIDEO)

F.autor

POLEMIKAT PËR DREJTIMIN E PËRFAQËSUESES SË GJERMANISË/ Trajneri Klopp: Do të respektoj…

Delo.autor

Leave a Comment