Futboll Seria A Sport

“ISHTE TEST I VËSHTIRË”/ Spalletti: U ndodh të gjithëve, por mbase më shumë i ndodh Inter-it

Luciano Spalletti thekson se Frosinone i ka kujtuar Inter-it se asgjë nuk ka përfunduar në luftën për një vend mes katër më të mirëve. Inter fitoi 3-1 mbrëmjen e së dielës.

“E pamë se në momentin që ndihemi të sigurt, mund të pësojmë një goditje të rëndë. Duhet të jemi të përqendruar gjatë gjithë kohës,” shprehet trajneri.

“U ndodh të gjithëve, por mbase më shumë i ndodh Inter-it. Kur mendon se gjithçka ka përfunduar, atëherë bëhesh i butë. Frosinone nuk kishte asgjë për të humbur, kështu që objektivi i tyre ishte të bënin një lojë sa më mbresëlënëse.

Prandaj ishte një test i vështirë për ne, sepse Frosinone mund të luante me qetësi dhe pa presion. Icardi luajti mirë sot, duke mos vrapuar shumë thellë. Avantazhi ynë i madh është prapavija solide.

Ka ndodhur disa herë që nuk kemi vrarë ndeshjet, kështu që padyshim që është diçka që duhet të përmirësojmë. Penalltia? Kemi tre-katër lojtarë që mund t’i godasin dhe kam besim te lojtarët që ta zgjidhin mes tyre.

Nainggolan vrapoi mirë, ai ishte i vërteti sot. Borja Valero ndjeu diçka në muskul dhe mund të qëndrojë jashtë për disa javë.”

Related posts

ITALIA bëhet SHEMBULL për të gjithë/ Zgjidh çështjen e të drejtës televizive për kampionatin

Isa.Autor

NUK KA SURPRIZA/ Ja kush zgjidhet GOLI më i bukuri i javës në Champions League

Isa.Autor

INTERI ME IDE TË QARTA/ Në listën e “zezë” është Asllani dhe disa të tjerë

F.autor

Leave a Comment