Futboll Premier League Sport

BEFASON KLOOP/ Trajneri do në ekip SUPER LOJTARIN që i SHKATËRROI SHTËPINË

Sulmuesi francez, Ousmane Dembele, po përflitet për një transferim te Liverpool-i i Jurgen Klopp, i cili duket se e ka falur për gabimet e së shkuarës. Futbollisti nuk arriti të punonte me trajnerin e tanishëm të Liverpool pasi rrugët e tyre nuk arritën të bashkoheshin te Borussia Dortmund.

Pavarësisht se nuk arritën të punonin bashkë në Bundesliga, Dembele ka një histori të veçantë që e lidh me Klopp. Sulmuesi ka marrë me qera shtëpinë e trajnerit gjerman, kur ky i fundit shkoi në Angli, dhe, sipas “Bild”, e ka shkatërruar të gjithë vendin gjatë periudhës që kërkonte me ngulm kalimin tek Barcelona.

Pamjet e publikuara nga mediat gjermane tregonin gjendjen e banesës me qese plehrash të hedhura nëpër kopsht dhe mobiliet e dëmtuara.
Dembele kërkonte me çdo kusht kalimin te Barcelona, por ky incident thuhet se e ka nervozuar shumë Klopp.

Nëse transferimi i mundshëm i lojtari te Liverpool në janar po merret në konsideratë, do të thotë se trajneri gjerman mund të shohë përtej asaj që ndodhi, me synimin për t’i shtuar një tjetër armë sulmit të tij të frikshëm.

Related posts

E FUNDIT/ “Jashtëtokësori” nuk grumbullohet për sfidën ndaj Eibar, Barcelona shpjegon situatën

Delo.autor

NUK ËSHTË TEKNIKU I BAYERN/ Trajneri më i shtrenjtë në historinë e Bundesliga-s, ja klubi që vendos rekord…

Delo.autor

PO BËHET VIRALE/ Beckham, i jashtëzakonshëm: krijon një pemë Krishtlindjesh me goditjet e tij (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment