Futboll La Liga Sport

KA EDHE KËSHTU/ Lenglet: Ja pse refuzova t’i bashkohesha JUVES, atje do më…

Verën e kaluar, Clement Lenglet u largua nga Sevilla për t’iu bashkuar Barcelonës. I intervistuar nga “Goal.com”, mbrojtësi francez zbuloi një prapaskenë të merkatos në vitin 2012-të.

“Isha tek Nancy dhe kisha vetëm tre muaj që luaja në ligën e dytë franceze kur Juventusi më kërkoi për të firmosur me ta, por isha vetëm 18 vjeç dhe kisha vetëm pak muaj që luaja si profesionist”, ka thënë Lenglet.

“Me mbrojtjen që kishte Juve atëherë nuk do të kisha mundësi të luaja dhe të isha protagonist, nuk ishte një moment i mirë për t’u larguar nga klubi ku luaja. Në këto momente jam shumë i lumtur për vendimin që mora, sepse sidoqoftë kam ardhur në një klub shumë i madh”.

Related posts

LIVE/ Mbyllet ndeshja Inter-Cagliari. Rezultati 4-1

Delo.autor

PANUCCI NË HALL/ Shumë mund por asnjë gol, Shqipëria me mendjen te Izraeli

Isa.Autor

NUK KA QETËSI/ Solarin e bezdisin pyetjet për ISCON: Tek REALI janë të gjithë të…

Isa.Autor

Leave a Comment