Futboll Ligue 1

Ish-agjenti e kritikon ashpër yllin e PSG-së: Ti nuk ekziston për mua

Gjatë një forumi të agjentëve të futbollit të organizuar nga gazeta me bazë në Torino “Tuttosport”, Donato Di Campli, ka diskutuar rreth ish-klientit të tij, Marco Verrattin, dhe mënyrën se si gjerat kishin rrjedhur mes tyre në PSG.

Ai ka pohuar se me PSG-në e ka përjetuar përvojën më negative në jetë, transmeton Express.

Verratti i prishi marrëdhëniet me Di Camplin dhe e emëroi për agjent Mino Raiolan.

Tani, Di Campli thotë se Verratti nuk ekziston më për të. Ai beson se në botën e futbollit nuk ka sinqeritet dhe mirënjohje.

“Me PSG-n e kam përjetuar përvojën më negative në jetë. Në futboll nuk ka sinqeritet dhe mirënjohje. Kam pasur mundësinë për ta parë këtë gjë.

Kur mendoj për të gjitha gjërat që kanë ndodhur, është çmenduri. Problemi që kisha unë ishte se nuk po luftoja vetëm kundër një klubi, por kundër një shteti të tërë. Në fund me hodhën sikur një kokërr të rërës”, ka thënë ai.

Related posts

BARCELONA KAPITULLON NË FUND/ Humb pikët e para pa Messin dhe Suarez (VIDEO)

Delo.autor

U GODIT NGA TIFOZËT E PARTIZANIT/ Flet për Alpesport.al FOTOGRAFI i Flamurtarit: Ja e vërteta

F.autor

“Humbet” Perisic, Interi vuan formën e dobët të kroatit

Q.Autor

Leave a Comment