Të tjera

Te Yamaha të bindur: Duam që Valentino Rossi të rinovojë

Kontrata e Valentino Rossit me motorin Yamaha përfundon në fund të këtij viti, ndërkohë që ende nuk dihet nëse piloti italian, fitues i 9 titujve në motoçiklizëm, do të qëndrojë ende në pistë apo jo.

Gjithçka do të varet nga paraqitja e këtij këtë sezon, nëse Yamaha do t’i ofrojë një motor kompetitiv dhe që t’i japë mundësi Rossit të fitojë titullin e 10-të kampion. “Ne shpresojmë shumë që Rossi, në fund të këtij viti të rinovojë me ne, për një apo dy vite. Ne besojmë shumë se ai do të qëndrojë, të paktën edhe për dy vite të tjera”, thanë drejtuesit e Yamaha.

Valentino Rossi me motorin Yamaha

Ata premtuan se do të bëjnë të pamundurën që t’i ofrojnë pilotit italian një motor kompetitiv, të shpejtë dhe fitues, duke i dhënë mundësi të duelojë për titullin kampion në Moto GP:

Valentino është një pilot ikonë e këtij sporti dhe për ne është krenari dhe kënaqësi që e kemi mes nesh, ndaj do të bëjmë të pamundurën që ai të fitojë titullin e 10-të me ne. Ai gjithnjë sheh se çfarë bëjnë të tjerët dhe mendon se si mund të përmirësohemi, duke na ndihmuar dhe të improvizojmë në momente vështirësie, nga gjërat më të vogla tek ato krysore”.

Related posts

PAS NDESHJES SË BUJSHME/ Befason Khabib: Kjo është e ardhmja ime, tërhiqem në…

Isa.Autor

Norvegjia fiton medaljen që i mungoi për 16 vjet

Q.Autor

Wozniacki eliminohet nga turneu i Majemit: Më kanë kërcënuar me jetë

Sadik.Autor

Leave a Comment