Futboll Sport

ESTRADA E FUTBOLLIT/ FSHF ia ndërron emrin në “Barcelona”

Ndoshta Barcelona e gjeti zgjidhjen e problemit Dembele: nëse francezi sillet sërish keq, e internon në Shënkoll. Pse jo, sepse aty tani e tutje qenka hapur një tjetër Barcelonë, ajo e Shënkollit.

Nuk dihet kush tallet, por është vërtet absurde të shohësh një dokument zyrtar të Komisionit të Disiplinës në FSHF ku shkruhet për një vendim ndaj Shënkollit dhe klubi nga fshati (apo bashki, ku merret vesh këtu) pranë Lezhës quhet “alias Barcelona”.

Nëse drejtuesit e Shënkollit kanë ndonjë plan të ndërrojnë emrin, apo e kanë bërë një gjë të tillë, normalisht ka rregulla që duhen respektuar dhe zyrtarizim që bëhet nga FSHF.

Nëse pastaj Komisioni i Disiplinës vendos të bëjë estradë, mirë bën që të shkojë në ndonjë emision televiziv, sepse boll estrada kemi parë në futbollin shqiptar ndër vite.

Related posts

Liverpool hap bisedimet për të nënshkruar me Xherdan Shaqirin

Isa.Autor

Gattuso: Jepi një puthje me gjuhë Buffon-it nga ana ime

Q.Autor

E KËRKOJNË INTERI, JUVENTUS DHE MILANI/ Tonali i kërkon agjentit të mbyllë marrëveshjen me…

Delo.autor

Leave a Comment