Futboll Seria A Sport

NUK ËSHTË NË PLANET E INTER/ Nis kontaktet me Radja Naingolan klubi i Serie A…

Radja Naingolan nuk është në planet e klubit të Interit për sezonin e ardhshëm dhe mesfushori është në kërkim të një ekipi të ri.

Sipas asaj që raporton “Sky Sport”, mesfushori belg është shumë afër transferimit te Fiorentina.

Naingolan ishte shumë afër transferimit te Cagliari, por interesimi i klubit vjollcë ka bërë që lojtari të ndërrojë mendjen.

Klubi nga Firence ka kontaktuar me 31-vjeçarin dhe belgu ka dhënë miratimin e tij për transferimin tek ekipi i Montelës.

Thuhet se lojtari do të kalojë te Fiorentina në formën e huazimit për një vit, me të drejtën e blerjes një vit më vonë.

Mesfushori pritet të jetë blerja e dytë e presidentit, Komiso, pasi vetëm pak kohë më parë zyrtarizoi blerjen e Kevin-Princ Boateng nga Sasuolo.

Related posts

U RENDIT E DYTA NË KUPËN E BOTËS/ Lara Colturi: Frymëzim të ndaj podiumin me Mikaela Shiffrin

F.autor

EFEKTI RONALDO/ Ylli madrilen: Na MUNGON CR7, s’mbulohet dielli me gisht, pa të nuk do…

Isa.Autor

U AKTIVIZUA VETËM 12 MINUTA ME ÇEKINË/ Mesfushori Darida merr vendimin drastik, tërhiqet nga kombëtarja

Delo.autor

Leave a Comment