Futboll Sport

E BUJSHME/ Ja arsyeja pse ylli i sulmit po largohet nga Bayern

James Rodriguez duket se nuk e ka ndërmend të vazhdojë rrugëtimin e tij me Bayern Munich.

Kolumbiani duket se do të rikthehet tek skuadra që mbanë kartonin e tij, Real Madrid.

Disa muaj më parë, lojtari kishte deklaruar se është tejet i lumtur në Munich, mirëpo gjërat kanë ndryshuar.

Relacioni i lojtarit me trajnerin Niko Kovac nuk është aspak i mirë. Ai madje kishte kritikuar ashpër trajnerin kroat, duke i thënë se këtu jemi në Bayern jo në Frankfurt.

Gjithashtu, lojtari duket se ndien mungesën e Madridit dhe Real Madridit.

Pasi pësoi një lëndim, ai mori biletën e parë dhe u nis për në Spanjë, që të largohet nga i ftohti i Gjermansië.

James u largua nga Real Madridi pasi nuk bënte pjesë në planet e Zidane, mirëpo gjërat kanë ndryshuar në stolin e “Los Blancos” dhe kjo mund të ndryshojë edhe situatën e kolumbianit në “Bernabeu.

Related posts

SHKËLQEU ME ROMËN/ Dy “gjigantët” anglezë duan turkun e verdhekuqve

Isa.Autor

LËSHON DEKLARATËN E FORTË NDAJ JUVENTUS/ Mesfushori Ramsey: Në kombëtare e dinë kurën time

Delo.autor

SAKA “TREMB” ARSENALIN/ Sulmuesi mungon disa javë

F.autor

Leave a Comment