Futboll Premier League Sport

KJO NUK PRITEJ/ Hazard: Nuk e meritoj “TOPIN E ARTË”, për mua duhet ta FITOJË…

Eden Hazard është futbollisti më i pavendosur, që mund të keni njohur ndonjëherë. Ai ndryshon mendje disa herë dhe kësaj rradhe nuk bëhet fjalë për transferimin e tij te Real Madrid. Pak kohë më parë, Hazard ka përsëritur shpesh që është më i mirë në botë, por tashmë duket se nuk është i bindur për këtë.

Në një intervistë për median belge “RTBF” para ndeshjes së Ligës së Kombeve kundër Zvicrës, 27-vjeçari është shprehur se nuk mendon se meriton të fitojë “Topin e Artë”. Sipas tij, edhe pse ka pasur një sezon të mirë, ka futbollistë të tjerë, që e meritojnë më shumë se ai këtë trofe.

“Kam pasur një sezon të mirë, por nuk mendoj se unë e meritoj “Topin e Artë. Ka lojtarë të tjerë që kanë bërë shumë më mirë se unë. Gjithsesi, për mua “Topi i Artë”, nuk ka qenë një qëllim më vete. Nëse një ditë unë do e fitoj, do ishte shumë mirë. Por edhe nëse nuk e fitoj, atëherë nuk do ishte një problem”, u shpreh Hazard.

Ai e ka një të preferuar. Deri para pak kohësh, për të “Topin e Artë” e meritonte Luka Modriç, por ky mendim ka ndryshuar. Duke parë ecurinë e kroatit pas Kampionatit Botëror “Rusi 2018”, Hazard mendon se 33-vjeçari është më pak favorit. Sipas tij, Kylian Mbappè ka bërë një perfomancë të jashtëzakonshme, aq sa për të merituar këtë trofe individual, pavarësisht moshës së tij të re.

Related posts

MENJËHERË PAS PUSHIMIT/ Benzema barazon rezultatin ndaj Leganes (VIDEO)

Delo.autor

TOKIO 2020/ Skandal në “Fshatin Olimpik”, atletët kapen duke konsumuar alkool, priten…

Delo.autor

LIVE/ Europa League: Mbyllet ndeshja Real Sociedad-Manchester United. Rezultati 0-4

Delo.autor

Leave a Comment