Bundesliga Futboll Sport

PLAS TEK BAVAREZËT/ “Ylli” i Bajernit REVOLTOHET me Kovaçin, mendon rikthimin në Spanjë

Ishte një nga lojtarët më të mirë në ndeshjet e fundit me Bajernin, aq sa shumë tifozë kishin krijuar idenë se lojtari do të ishte një as nën mëngë për të arritur te suksesi në Champions për bavarezët, të cilët ëndërrojnë trofeun që i mungon nga sezoni 2012. Por, kolumbiani çuditërisht është lënë në stol nga trajneri Niko Kovaç që nuk ka preferuar ta nisë ndeshjen me ish-yllin e Realit të Madridit.

Por, pas ndeshjes ndaj Ajaksit, ai është parë të largohet 10 minuta para se të nisej autobusi i skuadrës. Shkak për këtë është bërë mosaktivizimi nga minuta e parë. Hames ka refuzuar të japë edhe deklarata për gazetarët lokalë që e prisnin jashtë stadiumit. Reali gati ta rikthejë Ndërkohë që mesfushori ishte pranë rikthimit tek ish-skuadra e tij, Realit të Madridit, ishte trajneri Kovaç që nuk lejoi kolumbianin t’u bashkohet galaktikëve.

Me largimin e trajnerit francez, Zinedin Zidane, nga kryeqyteti spanjoll, Hamesi po konsideronte faktin që të luante sërish me skuadrën që e bëri të famshëm në Europë. Por është pikërisht trajneri Kovaç ai që “preu në besë” lojtarin, duke e mbajtur dhe nuk e aktivizuar rregullisht. Merkato e janarit është ende larg, por vjen shumë shpejt dhe nëse skuadra bavareze dhe drejtuesit e saj nuk gjejnë një zgjidhje të shpejtë, atëherë kalimi në Madrid do të ishte lëvizja më e logjikshme e mesfushorit kolumbian.

Related posts

NË ITALI E BËJNË TË KRYER/ Milan ka arritur marrëveshje me Real Madrid për mesfushorin…

Delo.autor

U “KURORËZUAN” KAMPION TË EUROPËS/ I gjithë Liverpooli në rrugë për të pritur heronjtë e Championsit (VIDEO)

Delo.autor

NË 2018 LAZIO ISHTE PRANË KUALIFIKIMIT NË CHAMPIONS/ Presidentit Lotito nuk i del inati: Duhet të kisha dhënë urdhër që…

Delo.autor

Leave a Comment