Futboll Seria A Sport

MERKATO E JANARIT/Kolapsi në mbrojtje, Leonardo “peshkon” në Angli

Milani e ka një nevojë jetike merkaton e janarit pasi skuadra e Gatuzos është “goditur” nga shumë dëmtime. I fundit ishte Romanjoli, i cili do të mungojë 4 javë. Praktikisht në skuadrën e Gatuzos është vetëm 1 qendërmbrojtës, Zapata. Sipas “corriere dello Sport”, Leonardo do të kërkojë në janar shërbimet e Geri Kahill nga Çelsi.

32-vjeçari është kapiten i ekipit nga Londra, por deri tani është aktivizuar shumë pak nga Sarri, madje nuk ka rezultuar as në stolin e rezervave. Formula pritet të jetë e njëjta, huazim deri në fundin e sezonit. Maardhëniet e Milanit me Çelsin janë të mira, pasi sezonet e fundit kanë kryerë lëvizjet e Van Ginkel, Torres, Pasaliç dhe së fundmi Bakajoko.

Related posts

Te Partizani të gjithë të heshtur gjatë ditëve të merkatos, lojtarët marrin “arratinë”

Sadik.Autor

SPAIN-NORWAY/ Miqtë barazojnë shifrat, shënon King

Delo.autor

SOUTHGATE MERR LAJMIN E KEQ/ Dëmtohet mesfushori dhe ndodhet në dyshim të madh për finalen me Italinë

Delo.autor

Leave a Comment