Futboll La Liga Sport

DY LEGJENDA/ Ervin SKELA sfidoi RONALDINHON, dhe në fund një… “selfie” (VIDEO)

Rreth 20 mijë tifozë gjermanë ishin të pranishëm në stadium “Commerzbank Arena” të Frankfurtit për ndeshjen e bamirësisë e organizuar nga ish-yjet e futbollit për të siguruar të ardhura për fëmijët në nevojë. Sigurisht emri më i madh që tërhiqte vëmendjen ishte braziliani Ronbaldinho, por nuk munguar edhe Ailton, Kevin Kuranyi apo Kevin-Prince Boateng.

Në skuadrën e “yjeve” të Eintrachtit të Frakfurtit bënte pjesë edhe ish-mesfushori kuqezi, Ervin Skela, që ka qenë pjesë e kësaj skuadre në sezonet 2001-2004. Dhe sigurisht, edhe për Skelën, ishte një mundësi e mirë për të realizuar një “selfie” mes “yjesh” me një nga futbollistët më virtuozë që ka njohur historia e futbollit.

Sa për kronikë, ndeshja përfundoi 5-4 për skuadrën e Ronaldinhos. Edhe pse jo në formën e dikurshme fizike, Ronaldinjon që tregoi se nuk i ka humbur akoma aftësitë e tij për të bërë magji me topin. Ndërkohë Ervin Skela qëdroi në fushë deri në vërshëllimën përfundimtare.

Related posts

ZBULON SE ÇFARË I THA “PLESHTI” GJATË MIQËSORES/ Mesfushori Ribeles: Idiot, boll më godite

Delo.autor

Real Madridin nënshkruar marrëveshjen me lojtarin brazilian Roman de Araujo

Sadik.Autor

Publikohen 100 futbollistët më të mirë në botë për 2018

Delo.autor

Leave a Comment