Futboll La Liga Sport

E PABESUESHME/ 12 trofe në 11 ndeshje, ky është portieri REZERVË më i mirë i historisë

12 trofe në vetëm 11 ndeshje të luajtura në më tepër se një dekadë te Benfica, Paulo Lopes mund të jetë portieri rezervë më i suksesshëm i historisë.Kjo statistikë erdhi pasi portugezi u tërhoq nga futbolli në korrik pas një karriere 21-vjeçare.

“Po, kanë të drejtë,” shprehet 40-vjeçari për BBC Sport, duke shtuar me shaka: “Kam lindur për të fituar. “Jam i lumtur me këto shifra, si dhe me karrierën time. Ato janë pjesë e arritjeve të mia dhe tregojnë momentet e rëndësishme dhe të veçanta të karrierës time.

“Ndjej krenari të madhe, sepse kur shoh trofetë dhe medaljet, ndjej se kam punuar shumë, në shumicën e rasteve punë skuadre, por edhe ato demonstrojnë arritje si portier.”

Lopes ka luajtur te të rinjtë e Benfica-s, por asnjëherë nuk arriti të bënte një paraqitje në ekipin e parë përpara se të largohej më 2002.

 

Related posts

“TIRONA I PËRULET GJITHË KRYEQYTETI”/ “Bardheblutë” me promo motivuese para rifillimit të Superiores (VIDEO)

Delo.autor

E ÇUDITSHME/ TALENTI premtues i thotë jo Anglisë për kombëtaren anonime

Isa.Autor

UEFA VENDOS, TIRANA SHMANG CRVENA ZVEZDËN/ Rrezikohen dy kundërshtarë të frikshëm

Delo.autor

Leave a Comment