Kategoria Superiore Shqipëri

Gara për kreun e FSHF/ Dukës bën “llogaritë”. Ja votat e Superiores

Më 7 shkurt do të zhvillohen zgjedhjet për presidentin e ardhshëm të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Zyrtarisht në garë janë kreu aktual Armand Duka, deputeti socialist Bashkim Fino dhe kandidati më i ri, ish-arbitri Shpëtim Hala.

Presidenti i FSHF-së zgjidhet nga vota e 66 anëtarëve të Asamblesë, në të cilët bëjnë pjesë klubet e Superiores, Kategorisë së Parë, Kategorisë së Dytë dhe Shoqatat e FSHF-së.

Njëri kandidat duhet të marrë 44 vota, që quhet shumicë e cilësuar, në mënyrë që të fitojë qysh në raundin e parë. Nëse nuk arrihet kjo, atëherë i duhet 50 përqind plus 1 votë për t’u shpallur president.

Pritet që gara të jetë e fortë mes dy kandidatëve, Duka e Fino, edhe pse tashmë ka hyrë mes tyre dhe Shpëtim Hala, i cili është propozuar nga klubi i Delvinës.

Paraprakisht, dy kandidatët Duka e Fino i kanë siguruar votat e para.

Presidenti aktual, Armand Duka, ka ‘hipotekuar’ Kategorinë Superiore. Votat e klubeve të elitës së futbollit shqiptar do të jenë më së shumti për Dukën, i cili ka 6 të tilla ‘në xhep’.

Nga 10 klube të Superiores, Skënderbeu, Kukësi, Vllaznia, Teuta, Kamza dhe Laçi janë deklaruar pro Dukës.

Për Finon  janë deklaruar Lushnja, Flamurtari e Partizani, ndërsa Luftëtari mbetet në dyshim, edhe pse anon paksa nga krahu i deputetit socialist, për shkak të vendlindjes së tij.

Pra, mesa duket Armand Duka ka votat e elitës së futbollit, duke udhëhequr 6-4, teksa pritet deklarimi i klubeve të së Parës dhe së Dytës, apo edhe i 12 Shoqatave, për të arritur në një konkluzion se cili do të jetë kreu i ardhshëm i FSHF-së.

Related posts

TRAVERSA I NDALI SUPER GOLIN NDAJ BYLIS/ Mesfushori Marku: Ishte diçka shumë e bukur për mua, por… (VIDEO)

Delo.autor

NUK U GRUMBULLUA TEK KOMBËTARJA PËR NDESHJET E MUAJIT SHTATOR/ Mbrojtësi Balliu drejt transferimit tek…

Delo.autor

TORASA TREMB TIRANËN/ Argjentinasi rrezikon seriozisht derbin

Delo.autor

Leave a Comment