Futboll Sport

​Ish-trajneri i Shqipërisë, Briegel: Guardiola është fajtor për krizën e ekipit kombëtar gjerman

Ish-lojtari i Gjermanisë, Han Peter Briegel, beson se filozofia e futbollit të trajnerit Pep Guardiola, është arsyeja pse Kombëtarja e Gjermanisë është duke kaluar në një krizë për momentin.

Guardiola i kaloi tri sezone me Bayern Munichun, nga viti 2010 deri në vitin 2013. Ai i futi filozofinë e tij në këtë skuadër, ku shumica prej lojtarëve luajnë edhe për Kombëtaren e Gjermanisë.

Kombëtarja e Gjermanisë ka kaluar nëpër një periudhë jo shumë të mirë kohët e fundit pas dështimit në turneun e Kupës së Botës në Rusi, ku shkuan si kampionë në fuqi mirëpo nuk arritën ta kalojnë as fazën e grupeve.

“Është faji i Guardiolës, ai na mashtroi duke thënë se është e mjaftueshme të fitosh kur e posedon për 75 përqind topin. Kjo nuk është e vërtetë, në futboll është më i rëndësishëm rezultati sesa dominimi gjatë ndeshjes”, ka thënë Briegel.

“Mbajtja e topit nuk mjafton për ta fituar një ndeshje, Franca e kuptoi këtë gjë shumë qartësisht dhe triumfuan në Kupën e Botës. Madje, fitorja mund të sigurohet edhe përmes stilit më tradicional të lojës. Nuk është e rëndësishme cilësia e lojës, por baraspeshimi i saj”.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Theu rregullat e karantinës, policia arreston trajnerin e kombëtares (EMRI)

Delo.autor

E PAPRITUR/ Higuain “nderohet” për ndeshjen kundër Juves: Fiton çmimin “Tapiri i Artë”

Isa.Autor

Trashi: Nuk e di çfarë ndeshje ka parë Ze Maria, presidenti Demi s’na lë pas dore

Isa.Autor

Leave a Comment